LIGA E KONFERENCËS/ Rrezik anglez dhe spanjoll në short për italianet. Ja si ndahen skuadrat në vazo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2023 | 23:37

LIGA E KONFERENCËS/ Rrezik anglez dhe spanjoll në short për italianet. Ja si ndahen skuadrat në vazo

Ndeshjet e play-off të Ligës së Konferencës kanë plotësuar kuadrin e skuadrave që do të vazhdojnë rrugëtimin më tej për të fituar këtë trofe. Në garë ka mjaft ekipe me emër si Uest Hem, Nicë, Vijareal, apo edhe italianët e Fiorentinës dhe Lacios.

liga e konferences shorti

Skuadrat që fituan grupet dhe nuk morën pjesë në play-off, do të jenë të vendosura në vazon e ekipeve të forta, duke pasur favorin e ndeshjes së dytë në fushën e tyre.

Fitueset e grupeve
Uest Hem, Nicë, AZ Alkmar, Slovan Bratislava, Vijareal, Djurgardens, Istanbul Bashakshehir, Sivaspor.

Vazo e skuadrave të play-off
Bazel, Lacio, Leç Poznan, Fiorentina, AEK Larnaka, Sherif Tiraspol, Anderleht, Gent.

Shorti hidhet këtë të premte në orën 13:00 në Nion të Zvicorës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"