Liga e Kampioneve, Grupi H / Ronaldo vazhdon me rekordet, por spektaklin e dhuron Ramos (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 22:52

Liga e Kampioneve, Grupi H / Ronaldo vazhdon me rekordet, por spektaklin e dhuron Ramos (VIDEO)

Real Madrid ka mundur sot lehtësisht me shifrat 3-0 qipriotët e APOEL në një takim ku dy protagonistët kryesorë ishin Kristiano Ronaldo dhe Serxhio Ramos.

ronaldo

I pari, si gjithmonë, vendosi rekorde të tjera për Ligën e Kampioneve. Për të 6-tin vit radhazi,  ai arriti të shënojë në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve me skuadrën e tij. Ndërkaq, me penalltinë e realizuar në pjesën e dytë të takimit, Ronaldo u bë lojtari i cili ka shënuar më shumë të tilla në këtë turne, 12, duke lënë pas kuptohet se kë… Lionel Mesin.

Megjithatë, golin më spektakolar në këtë mbrëmje te Real Madrid e bëri tjetërkush. Serxhio Ramos ishte protagonisti i mbrëmjes me golin e 3-0, të cilin e shënoi me një roveshatë duke dalë paksa nga “skema e zakonshme” ku ai shënon me kokë në minutat e fundit.

Sa i përket ndeshjes tjetër, dueli mes Totenhemit dhe Borusia Dortmund ka nxjerrë fitues ekipin anglez që triumfoi me shifrat 3-1. Golit të Son iu përgjigj Jarmolenko me një goditje fantastike. Por pastaj ishte Herri Hejn ai që vendosi diktatin e tij duke realizuar dy herë në portën gjermane për t’i dhënë suksesin Totenhemit dhe për të hedhur kandidaturën e kësaj skuadre për kualifikimin në fazën tjetër të turneut nga ai që cilësohet si “grupi i vdekjes”.

ronaldo

Ndeshjet

Real Madrid-APOEL 3-0
12′, 50′ (p) Ronaldo, 61′ S. Ramos

Totenhem-Borusia Dortmund 3-1
4’ Son, 15′, 60′ Kejn / 11′ Jarmolenko

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"