Liga e Europës / Shkëndija në Belgjikë, shqiptarët njohin rivalët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2016 | 13:02

Liga e Europës / Shkëndija në Belgjikë, shqiptarët njohin rivalët

Shkëndija e Tetovës nuk do të ketë një rrugëtim të lehtë drejt fazës në grupe të Europa League. Pengesa e fundit, ajo në fazën play-off të turneut, do të jetë skuadra belge e Gent.

shkendija

Ekipi i drejtuar nga Hain Vanhaezebruk, fitoi kampionatin në sezonin 2014-2015 dhe ka arritur të shfaqet mjaft mirë në arenën ndërkombëtare, ku duhet kujtuar pjesëmarrja e suksesshme në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve një vit më parë.

Në radhët e skuadrës ka emra si Neto, Kujoviç, Nilsen e Dejagere, pa harruar këtu edhe serbin Mitroviç, protagonisti i famshëm i “betejës për flamur” në Beograd në tetorin e vitit 2014. Pjesë e kësaj skuadre është edhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olainka, i cili tashmë është i huazuar te Dukla Praga.

KAA Gent vs Standart Liege: Jupiler Pro League

Gent hyri në turne në turin e tretë eliminator, duke kaluar pa vështirësi rumunët e Vitorul Konstantia, të cilët i mundën 5-0 në fushën e tyre dhe më pas e përdorën takimin e kthimit si stërvitje, duke e mbyllur me shifrat 0-0.

Edhe Lokomotiva e Zagrebit, ku aktivizohen Eros Grezda, Herdi Prenga dhe Endri Çekiçi do të përballet me një ekip belg, më saktësisht me Genk. Kjo skuadër, në këtë edicion ka eliminuar Buduçnostin dhe Kork Sitin.

PAOK i Ergys Kaçes luan kundër gjeorgjianëve të Dinamo Tbilisit, në një duel që në letër favorizon ekipin grek. Ndërkohë, shumë më e vështirë do të jetë sfida e Sokol Çikalleshit me Istanbul Bashakshehir, pasi skuadra turke do të përballet me Shakhtar Donjeck në këtë pikë të turneut.

E komplikuar do të jetë edhe transferta e Karabakut të Ansi Agollit drejt Suedisë, ku i pret Goteborg. Kjo skuadër ka pasur rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit, duke u kthyer në pretendente për titullin kampion në Suedi.

shorti europa league

Shorti i plotë

Astana(KAZ) v BATE (BLR)

AEK Larnaca(CYP) v Liberec (CZE)

Dinamo Tbilisi(GEO) v PAOK (GRE)

Arouca(POR) v Olympiacos (GRE)

Austria Wien(AUT) v Rosenborg (NOR)

Midtjylland(DEN) v Osmanlıspor (TUR)

Trenčín(SVK) v Rapid Wien (AUT)

Lokomotiva Zagreb(CRO) v Genk (BEL)

Beitar Jerusalem(ISR) v St-Étienne (FRA)

Vojvodina(SRB) v AZ(NED)

Maribor(SVN) v Qäbälä (AZE)

Gent(BEL) v Shkëndija (MKD)

Slavia Praha(CZE) v Anderlecht(BEL)

İstanbul Başakşehir(TUR) v Shakhtar Donetsk(UKR)

SønderjyskE(DEN) v Sparta Praha(CZE)

Astra(ROU) v West Ham(ENG)

Fenerbahçe(TUR) v Grasshoppers(SUI)

Sassuolo(ITA) v Crvena zvezda(SRB)

Göteborg(SWE) v Qarabağ(AZE)

Brøndby(DEN) v Panathinaikos(GRE)

Krasnodar(RUS) v Partizani(ALB)

M. Tel-Aviv(ISR) v Hajduk Split(CRO)

 

Vazot e shortit të Ligës së Europës

Grupi 1

Vazo 1

Genk, Olimpiakos, BATE, Midtjylland, Rapid Vjenë.

Vazo 2

Astana, Osmanlispor, Aruka, Lokomotiva Zagreb, Trençín

 

Grupi 2

Vazo 1

AZ Alkmar, PAOK, Slovan Liberec, Austria Vjenë, St. Etien.

Vazo 2

AEK Larnaka, Rosenborg, Dinamo Tbilisi, Vojvodina, Beitar Jeruzalem

 

Grupi 3

Vazo 1

Anderleht, Uest Hem, Krasnodar, Maribor, Fenerbahçe, Panathinaikos

Vazo 2

Kabala, Slavia Pragë, Brondbi, Grasshopers, Astra, Partizani

 

Grupi 4

Vazo 1

Shakhtar Donjeck, Sparta Pragë, Makabi Tel-Aviv, Gent, Sasuolo

Vazo 2

Karabak, Shkëndija Tetovë, Istanbul Bashakshehir, IFK Goteborg, Ylli i Kuq Beograd, Sonderjyske, Hajduk Split

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"