Liga e Europës, Kaçe përballë Romës, Agolli kundër Fiorentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2016 | 14:22

Liga e Europës, Kaçe përballë Romës, Agolli kundër Fiorentinës

Është hedhur mesditën e sotme në Monako shorti i fazës së grupeve të Ligës së Europës. Disa ekipe me emër të madh si Mançester Junajtid, Inter apo Roma kanë mësuar rivalët e tyre, të cilët kanë qënë relativisht të kalueshëm.

shorti europa league

Ndërkohë, edhe legjionarët shqiptarë pjesëmarrës në këtë fazë, kanë zbuluar se me kë do të përballen në aventurën e tyre në arenën europiane gjatë ditëve të enjte.

Grupi A: Mançester Junajtid, favoriti absolut

grupi a

Anglezët e drejtuar nga Zhoze Murinjo janë pretendentë absolutë këtë sezon për të fituar trofeun, edhe pse një emri si Junajtdi nuk i shkon të marrë pjesë në këtë kompeticion. Kundërshtarët e tyre të parë janë turqit e Fenerbaçes, holandezët e Fejenord dhe ukrainasit e Zorjas.

Grupi B: Qazim Laçi përballë Olimpiakosit

grupi b

Në grupin B është vendosur që Qazim Laçi, futbollisti i kombëtares shpresa, i cili këtë sezon luan për APOEL-in, të ndeshet ndaj skuadrës që zotëron kartonin e tij dhe që e ka huazuar te qipriotët, grekët e Olimpiakosis. Rivalët e tjerë janë zviceranët e Jang Bojs dhe kazakët e Astanës.

Grupi C: Andërlehti kundër Mainzit

grupi c

Në grupin C, belgët e Andërleht, ish-skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi, do të ndeshet ndaj gjermanëve të Mainz, francezëve të St. Etien dhe azerëve të Kabalës.

Grupi D: Zeniti përballë holandezëve të AZ

grupi d

Në grupin D skuadra favorite janë rusët e Zenit Shën Petërsburg, të cilët përballë do të kenë holandëzët e AZ, izraelitët e Makabi Tel-Aviv dhe debutuesit irlandezë të Dundalk.

Grupi E: Ergys Kaçe përballë Romës

grupi e

Në grupin E do të ketë një përballje interesante për mesfushorin shqiptar Ergys Kaçe, i cili me skaudrën e tij të re, Viktoria Plzen, do të ndeshet kundër Romës. Rivalët e tjerë janë Austria e Vjenës, e cila u ndesh me Kukësin në turine  dytë kualifikues, dhe Astra, ku mbrojtësi Kristi Vangjeli u transferua këtë verë nga Skënderbeu dhe u largua sërish pas falimentimit të klubit.

Grupi F: Debutuesit e Sasuolos ndaj Atletik Bilbaos

grupi f

Në grupin F përballja më interesante do të jetë ajo mes italianëve debutues të Sasuolos dhe spanjollëve të njohur të Atletik Bilbaos. Rivalët e tjerë janë austriakët e Rapidit të Vjenës dhe belgët e Genk-ut.

Grupi G: Ajaksi kundër Selta Vigos

grupi g

Në grupin G favorit kryesor është ekipi nga Hollanda, Ajaks, ndërkohë që përballë do të ketë spanjollët e Selta Vigos, belgët e Standart Liezhit dhe grekët e Panathinaikos.

Grupi H: Alban Meha për të marrë hakun e Shkëndijës

grupi h

Shaktar Donjeck është favoriti kryesor në grupin H, teksa do të ndeshet me portugezët e Bragës, belgët e Gentit që eliminuan Shkëndijën, dhe turqit e Konjaspor ku aktivizohet mesfushori kosovar Alban Meha.

Grupi I: Rivalët e Partizanit kundër njëri-tjetrit

grupi i

Në grupin I shorti ka vënë përballë 2 skuadra që eliminuan Partizanin këtë sezon nga Europa, austriakët e Salzburg dhe rusët e Krasnodar. Gjermanët e Shalkes dhe francezët e Nicës ndodhen gjithashtu në këtë grup.

Grupi J: Agolli kundër Fiorentinës

grupi j

Në grupin J është vendosur përballë skuadra e Ansi Agollit, Karabaku, kundër italianëve të njohur të Fiorentinës, ish-skuadrës së Herolind Shalës, Sllovan Liberek, dhe ish-skuadrës së Ergys Kaçës, PAOK.

Grupi K: Interi kundër Sauthempton

grupi k

Italianët e Interit do të përballin angelzët e Sauthempton, çekët e Sparta Pragës dhe izraelitët e Hapoel Bir-Sheva.

Grupi L: Sadiku dhe Kukeli kundër Vilarealit

grupi l

Armando Sadiku dhe Burim Kukeli me Zyrihun e tyre do të ndeshen ndaj spanjollëve të Vilarealit, rumunëve të Steauas dhe turqve të Osmanllësporit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"