Liga e Europës, humbin Junajtid dhe Inter, zhgënjen Roma (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2016 | 22:15

Liga e Europës, humbin Junajtid dhe Inter, zhgënjen Roma (VIDEO)

Mançester Junajtid e ka nisur me humbje aventurën e këtij sezoni në Ligën e Europës. Pretendentët kryesorë për të fituar turneun u mposhtën në Holandë nga Fejenord me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin për vendasit e shënoi Vilhena në minutën e 79. Ka zhgënjyer edhe Roma e cila është ndalur në barazim 1-1 në Çeki nga Viktoria Plzen ku luan dhe mesfushori shqiptar Ergys Kaçe, i cili u aktivizua për 90 minuta në këtë ndeshje.

fejenord junajtid

Italianët e Sasuolos vazhdojnë aventurën e shkëlqyer në debutimin e tyre europian teksa mundën bindshëm në shtëpi 3-0 spanjollët me eksperiencë në Europë të Atletik Bilbaos. Goleadë në Izrael teksa Makabi Tel Aviv që udhëhoqi 3-0 pjesën e parë ndaj rusëve të Zenitit, u përmbys në 3-4 në pjesën e dytë. Më herët, Karabag i Ansi Agollit siguroi në minutën e fundit shtesë një barazim 2-2 ndaj çekëve të Liberekut në shtëpi.

Në mbrëmje Interi dhuroi zhgënjimin e radhës. Humbja 0-2 në shtëpi përballë modestëve nga izraeli të Hapoel Bir Shevës lë një shije mjaft të keqe për fansat zikaltër dhe trondit pretendimet e klubit për fitimin e trofeut. Zhgënjim edhe për Fiorentinën që barazoi 0-0 në Greqi ndaj PAOK-ut.

inter

Anglezët e Sauthempton fituan pa probleme 3-0 në shtëpi ndaj Spartës së Pragës, ndërsa gjermanët e Shalkes dolën fitimtarë 0-1 nga transferta e Nisës. Spanjollët e Vijareal fituan 2-1 me përmbysje ndaj Zyrihut të Armando Sadikut dhe Burim Kukelit. Sulmuesi shqiptar shënoi një super gol për ekipin e tij që në minutën e 2-të të takimit, por ai nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga “El Madrigal”. Humbje edhe për Konjasporin e Alban Mehas që u mposht në shtëpi 0-1 nga ukrainasit e Shahtar Donjeck, teksa mesfushori kosovar u fut në lojë në minutën e 76.

REZULTATET E PLOTA

Karabag – Liberek 2-2

Mishel 7’, Sadiqov 90+4’ / Sykora 1’, Barosh 68’

Andërleht – Kabala 3-1

Teodorzik 14′, Santos 42′ (aut), Kapel 78′ / Dabo 20′

APOEL – Astana 2-1

Oliveira 74′, De Kamargo 87′ / Maksimoviç 45+1′

Astra – Austria Vjenë 2-3

Alibek 19′, Sapunaru 74′ / Holcauzer 16′ (11-m), Frajzenbiçler 33′, Grunvald 59′

AZ Alkmar – Dundalk 1-1

Vujtens 61′ / Kildaf 89′

Fejenord – Mançester Junajtid 1-0

Vilhena 79′

Makabi Tel Aviv – Zenit Shën Petërsburg 3-4

Medunjanin 27′, 70′, Kjartanson 50′ / Kokorin 77′, Mak 84′, Giuliano 86′, Xhorxheviç 90+2′

Mainc – St. Etien 1-1

Bungert 57′ / Beriç 88′

Viktoria Plzen – Roma 1-1

Bakos 11′ / Peroti 3′ (11-m)

Rapid Vjenë – Genk 3-2

Shvab 51′, Joelinton 59′, Kollej 60′ (aut) / Bailej 29′, 90′ (11-m)

Sasuolo – Atletik Bilbao 3-0

Lirola 60′, Defrel 75′, Politano 82′

Jang Bojs – Olimpiakos 0-1

Kambiaso 42′

Zorja – Fenerbahçe 1-1

Greçishkin 52′ / Kjaer 90+6′

Braga – Gent 1-1

Pinto 24′ / Miliçeviç 6′

Inter – Hapoel Bir Sheva 0-2

Vitor 54′, Buzaglo 69′

Konjaspor – Shahtar Donjeck 0-1

Fereira 76′

Nisë – Shalke 0-1

Baba Rahman 75′

Osmanllëspor – Steaua Bukuresht 2-0

Diabate 64′ (11-m), Umar 74′

Panathinaikos – Ajaks 1-2

Berg 5′ / Traore 34′, Ridevald 67′

PAOK – Fiorentina 0-0

Salzburg – Krasnodar 0-1

Zhoazinjo 38′

Sauthempton – Sparta Pragë 3-0

Austin 5′ (11-m), 27′, Rodrigez 90+2′

Standart Liezh – Selta Vigo 1-1

Dosevi 3′ / Rosi 13′

Vijareal – Zyrih 2-1

Pato 28′, Dos Santos 45+1′ / Sadiku 2′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"