Legjionarët të dëmtuar, 3 kuqezinj ende jashtë formacionit në klubet e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2018 | 21:10

Legjionarët të dëmtuar, 3 kuqezinj ende jashtë formacionit në klubet e tyre

Pas grumbullimit të fundit të Kombëtares, disa prej kuqezinjve kanë pësuar dëmtime dhe nuk kanë qenë në dispozicion të ekipeve të tyre. Eros Grezda pritet që të rikthehet këtë javë në dispozicion të Osijekut, pas dëmtimit të pësuar në kavilje. Ledian Memushaj, mesfushori i Beneventos, pritet që gjithashtu të jetë i gatshëm, por nuk dihet nëse do të ketë minuta për mesfushorin kuqezi, me skuadrën që është tashmë e rënë në Serinë B.

kombetarja

Frederik Veseli ka qenë një nga pikat më të forta të Empolit, e cila ka siguruar diferencë pikësh nga ndjekëset në Serinë B dhe është skuadra pretendente për të luajtur në Serinë A për sezonin e ardhshëm. Një dëmtim e ka lënë jashtë për disa ndeshje mbrojtësin, i cili për këtë shkak nuk ishte as pjesë e grumbullimit të fundit me Kombëtaren. Kukeli, pas dëmtimit në gju, është duke kaluar periudhën riaftësuese dhe gjendja e tij pritet të përmirësohet nga dita në ditë për t’iu bashkuar Sionit në stërvitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"