Legjenda braziliane shpërthen ndaj trajnerit Tite: Nuk ia dini vlerën numrit 10, po e digjni Paketën me këtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 18:18

Legjenda braziliane shpërthen ndaj trajnerit Tite: Nuk ia dini vlerën numrit 10, po e digjni Paketën me këtë

Brazili u mposht ditën e djeshme nga Argjentina me rezultatin 1-0, në atë që quhet miqësorja e luksit.paqueta

Megjithatë ajo që ka shqetësuar një nga legjendat braziliane siç është Rivaldo, nuk ishte rezultati përfundmitar. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Rivaldo ka reaguar ashpër ndaj trajnerit Tite, i cili ia dha numrin 10 Paketës, dhe më pas e zëvendësoi.

“Unë e pashë ndeshjen Brazil-Argjentinës dhe ishte e trishtueshme të shikoja se çfarë ndodhi me numrin 10. Ata ia dhanë atë Paketës. Numri 10 te Brazili është një fanellë që respektohet nga e gjithë bota. Kjo nuk është një fanellë që mund të ulet në stol apo të ndryshohet disa herë. Është një fanellë që është veshur dhe nderuar nga Pele, Rivelinjio, Ziko, Rivaldo, Kaka, unë, Ronaldinjo dhe Nejmar.Ronaldo Rivaldo

Sigurisht që nuk mund t’i vendosim faj Paketës, por stafit teknik, ata që kanë marrë këtë vendim, sepse ata e dinë peshën e kësaj fanelle dhe mund ta djegin lojtarin 22-vjeçar, i cili mund të ketë një të ardhme të shkëlqyer me kombëtaren. Tite bëri mirë që mbrojti Rodrigon, i cili tani po shkëlqen me Realin. Por, të njëjtën gjë duhet të kishte bërë edhe me Paketën, duke shmangur dhënien e numrin 10.”, shkruan Rivaldo në “Instagram”.


View this post on Instagram

Assisti o jogo entre Brasil ?? x Argentina ?? e fiquei muito triste de ver o que aconteceu com a camisa 10. Deram a camisa 10 para o Paquetá contra a Argentina. Camisa que é respeitada mundialmente. Esta camisa não é para ficar no banco e muito menos sair no intervalo, porque é a camisa que o mundo conhece e respeita porque foi usada e honrada por Pelé, Rivelino, Zico, Rivaldo, Kaká, Ronaldinho, Neymar. O jogador não tem culpa, mas a comissão técnica sim, pois eles sabem do peso desta camisa e também que poderia queimar o garoto de 22 anos que pode ter um grande futuro com a seleção brasileira. Da mesma forma que o treinador quis proteger o Rodrygo, que está jogando muito bem no Real Madrid, para esse jogo, poderia ter protegido o Paquetá de jogar com essa camisa. Todos nós sabemos que Brasil ?? e Argentina ?? nunca será um jogo amistoso.

A post shared by Rivaldo Ferreira (@rivaldo) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"