Largim nga Kastrioti, futbollisti kalon te skuadra e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 10:56

Largim nga Kastrioti, futbollisti kalon te skuadra e Kategorisë së Parë

Egnatia lëviz në merkato. Pas shumë bisedimesh, drejtuesit kanë arritur akordin me portierin Bruno Puja. Ai vjen nga Kastrioti, ndaj shihet si një vlerë e shtuar për katërkëndorin. Kavajasi në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” shprehet: “Kam përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme bisedimet me drejtuesit e Egnatias. Pas përvojës te Kastrioti, këtë pjesë të mbetur të sezonit do jem në një tjetër ekip që ka synime serioze. Aktualisht po stërvitem me shokët e rinj dhe pres vetëm të hedh firmën në kontratë e të bëj prezantimin zyrtar.
37511929_1793447750771434_4815198413773602816_n
Nuk mund të them ndonjë gjë më shumë. Kur të mbarojnë të gjitha procedurat e afrimit, do të shpreh edhe synimet e mia personale”, përfundoi Puja, i cili është produkt i skuadrës së Besës. Megjithatë, me afrimet nuk do të mbyllen këto llogaritë.

Klubi po punon për të tjera përforcime, që do të kompletojnë organikën e drejtuar nga Gugash Magani. Gjithsesi, ndryshimet do të jenë minimale. Vetëm pak ndërhyrje do të mjaftojnë për të tentuar ngjitjen në Kategorinë Superiore.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"