Lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të talentit 17-vjeçar, Erzeni dhe Trepça ndërpresin ndeshjen miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 20:24

Lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të talentit 17-vjeçar, Erzeni dhe Trepça ndërpresin ndeshjen miqësore

Një lajm i kobshëm u mësua ditën e sotme, teksa talenti 17-vjeçar i Trepça 89, Erion Kajtazi, ndërroi jetë pas një sulmi kardiak, gjatë ndeshjeve të të rinjve mes A&N dhe Trepça 89’.

KAJTAZI

Ndërkohë paralelisht skuadra e parë e Trepças ishte duke zhvilluar një test miqësor me Erzenin. Kur mësuan lajmin tragjik, Të dy klubet vendosen të ndërpresin ndeshjen për tu bashkuar me dhimbjen e familjes dhe të komunitetit të futbollit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Erzeni i ka shprehur ngushëllime familjes Kajtazi dhe gjithë komunitetit sportive, për ndarjen nga jeta të 17-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"