Rikthime dhe risi, trajneri Reja zbulon listën e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2021 | 23:35

Rikthime dhe risi, trajneri Reja zbulon listën e Kombëtares

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka zbuluar listën e me lojtarët e grumbulluar, për 3 ndeshjet e këtij muaji.

Festa e Shqiperise

Kombëtarja përballet me Andorrën më 25 mars, ndërsa më pas përballemi me Anglinë më 28 mars në “Air Albania” dhe më 31 mars luajmë në transfertë me San Marinon.

Reja rikthen në Kombëtare, mbrojtësin Arlind Ajeti, pas një mungese të gjatë. Gjithashtu nuk mungojnë as risitë, ku për herë të parë grumbullohen, Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj. Për ndeshjet e këtij muaji është grumbulluar edhe Florian Kamberi, i cili ende nuk ka bërë debutimin me Shqipërinë.

Nuk mungojnë as afrimet nga Superiorja, teksa është lënë jashtë portieri i Partizanit, Alban Hoxha, teksa është afruar mbrojtësi i Tiranës, Erjon Hoxhallari.

LISTA:

Screenshot_20210320-233334_Office

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"