Futbolli në zi, Koronavirusi i merr jetën ish-presidentit të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 23:59

Futbolli në zi, Koronavirusi i merr jetën ish-presidentit të Tiranës

Futbolli në zi! Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 70-vjeçar, ish-presidentit të Tiranës, Metush Seferi.

Seferi Metush

Ai prej ditësh po kurohej për të mposhtur virusin që po bën namin në të gjithë globin, ndërsa së fundmi ishte futur në intubim, ku nuk arriti dot të mbijetonte. Metush Seferi ka qenë presidenti i Tiranës gjatë viteve 1993-1998. Në epokën e tij, Tirana, mundi të fitonte tre tituj radhazi kampion, dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë.

Seferi Metush vdekja

Me gjak bardheblu! I tillë ishte Metush Seferi. Një “tirons”, i vërtetë dhe mbi të gjitha zotëri i vërtetë. “Panorama Sport” i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"