Flamurtari nis stërvitjen, ja lojtarët që ishin në seancën e pare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2019 | 18:38

Flamurtari nis stërvitjen, ja lojtarët që ishin në seancën e pare

Më në fund Flamurtari ka zbritur në fushë. Në orën 18:00 skuadra kuqezi, e mbushur me të rinj të akademisë, ka nisur stërvitjen në prag të sezonit të ri, që nis më 24 gusht.

Flamurtari4

Kurrë më parë në historinë e klubit nuk kishte ndodhur që stërvitja të niste vetëm 10 ditë nga fillimi i kampionatit. Nën drejtimin e trajnerit të komanduar, Dritan Sadedini, vetëm tre lojtarë nga sezoni i kaluar kanë qenë në këtë seancë të parë:

FLamurtari2

Xhevahir Sukaj, Fjoralb Deliaj dhe Arrinaldo Rrapaj. Ndërsa nga katër afrimet zyrtare: Semir Bajraktareviç, Ardit Hoxhaj, Olsi Gocaj dhe Jurgen Vatnikaj, i pranishëm ishte vetëm sulmuesi vlonjat (Hoxhaj).

Flamurtari

Flamurtari stervitje

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"