Lajme të këqija për Partizanin, titullari i “demave” plotëson numrin e kartonëve dhe mungon me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2023 | 20:49

Lajme të këqija për Partizanin, titullari i “demave” plotëson numrin e kartonëve dhe mungon me Egnatian

Partizani luan ndeshjen e radhës ndaj një pretendenti direkt si Egnatia. Gjatë këtyre ditëve mjekët e të kuqve do të bëjnë maksimumin për të rikuperuar lojtarët e dëmtuar: Atanaskoski, Telushi dhe Maget. Nga ana tjetër, Kolela përballet që tani me një mungesë të sigurt.

da silva

Viktor da Silva u ndëshkua me të verdhë për protesta në ndeshjen ndaj Teutës dhe do të mungojë në sfidën e radhës ndaj rrogozhinasve.

Braziliani e nisi si titullar të shtunën ndaj Teutës dhe vazhdimisht në këtë sezon është treguar vendimtar.

Gjithsesi, ai ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe do të duhet të pushojë në sfidën e parë të faqes së katërt. Braziliani ka shënuar 5 gola në Superiore si i kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"