Lajm i mirë për Asllanin para ndeshjes me Çekinë, mesfushori shqiptar do të jetë titullar me Interin në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2023 | 13:50

Lajm i mirë për Asllanin para ndeshjes me Çekinë, mesfushori shqiptar do të jetë titullar me Interin në kampionat

Hakan Çalhanoglu pësoi një dëmtim përballë Benfikës në Ligën e Kampionëve dhe kjo gjë duket si një lajm i mirë për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

asllani

Sipas “Sky Sport” 21-vjeçari do të gradohet me rolin e titullarit në sfidën e radhës të zikaltërve kundër Bolonjës këtë fundjavë për të zëvendësuar turkun.

Asllani po fiton pak nga pak besimin e trajnerit Inzagi, i cili deri tani është aktivizuar në pesë takimi, një nga të cilat si titullar.

Ky është një lajm i mirë dhe për trajnerin Silvinjo, me mesfushorin shqiptar që do të vijë me minuta në këmbë në sfidën kundër Republikës Çeke.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"