Laçi më e mira nga klubet e Superiores, Shkëndija më lartë në renditje nga shqiptaret. Ja lista e UEFA-s për..

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 12:23

Laçi më e mira nga klubet e Superiores, Shkëndija më lartë në renditje nga shqiptaret. Ja lista e UEFA-s për..

 UEFA ka publikuar së fundmi renditjen e klubeve që kanë marrë pjesë në Kupat e Europës në 5 vitet e fundit në bazë të koeficientit.

uefa

Nga klubet e Superiores Laçi ka renditjen më të mirë, e cila ndodhet në vendin e 174 dhe më pas vijnë Partizani në vendin e 254, Teuta në 280, Kukësi në 282, Tirana 298, Vllaznia 338 dhe Luftëtari në vendin e 411.

Nga skuadrat shqiptare vendin renditjen më të mirë e mban Shkëndija e Tetovës, e cila ndodhet në vendin e 151, teksa Shkupi ndodhet në vendin e 185.

Nga klubet kosovare, Drita është ajo që ndodhet më mirë në renditje, në vendin e 199, ndërsa Ballkani e cila u kualifikua në Ligën e Konferencës ndodhet në vendin e 334.

RENDITJA E KLUBEVE SHQIPTARE:

Shqipëri

174 Laçi

254 Partizani

280 Teuta

282 Kukësi

298 Tirana

338 Vllaznia

411 Luftëtari

Kosovë

199 Drita

304 Prishtina

334 Ballkani

370 Llapi

371 Gjilani

372 Feronikeli

Maqedoni e Veriut

151 Shkëndija

185 Shkupi

409 Renova

417 Struga

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"