Laçi i plotë kundër Egnatias, Mirel Josa bën gati “grackën”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2024 | 10:35

Laçi i plotë kundër Egnatias, Mirel Josa bën gati “grackën”

Laçi vjen më i plotë se kurrë në ndeshjen e sotme kundër Egnatias.

josa

Pas rikthimit nga pezullimi të mbrojtësit të djathtë, Agan Mjaki, trajneri Mirel Josa do të ketë në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve. Nga mbrojtja në sulm ka disa dilema në formacion, me kreun e pankinës që mund të freskojë kryesisht repartin e mesfushës, ndërsa për herë të parë mund ta nisë nga stoli edhe sulmuesi anglez, Sobouale.

Ky i fundit ka qenë një titullar i padiskutueshëm këtë sezon, ndërsa ka shënuar 7 gola. Klubi afroi në janar kosovari Toni Salihu, i cili mund të marrë më shumë minuta kundër Egnatias. Josa është fokusuar më tepër tek ana taktike, teksa kërkon të ndalë furinë e sulmit rrogozhinas.

RTYRHY

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"