“Laçi i fortë, por nuk e kemi frikë”, trajneri i Petrokub: Do të arrijmë të marrim një rezultat pozitiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2022 | 15:26

“Laçi i fortë, por nuk e kemi frikë”, trajneri i Petrokub: Do të arrijmë të marrim një rezultat pozitiv

Trajneri i Petrokub Hinçestit, Aleksei Savinov, ka vlerësuar Laçin në konferencën për mediat para ndeshjes së sotme, ndërsa ka theksuar se të besuarit e tij do të jenë në gjendje të rezistojnë ndaj ekipit shqiptar, duke kërkuar kualifikimin.

86786786

“Laçi është një ekip i organizuar mirë. Ata janë një skuadër shumë e ekuilibruar dhe për t’u respektuar, por nuk kemi frikë. Është pozitive për ne që ndeshjen e parë e luajmë në shtëpi. Jam i sigurt që do të ketë shumë tifozë që do të na mbështesin dhe do të arrijmë të marrim një rezultat pozitiv”, ka thënë Savinov, ndërsa në konferencë ishte i pranishëm edhe mbrojtësi i ekipit moldav, Maksim Potirniçe.

“Ekipi nga Shqipëria është shumë i disiplinuar në fushë. E pashë që nuk nxitohet dhe luan shumë pasime. Të gjithë jemi gati për të tentuar kualifikimin. Shpresoj që stadiumi të mbushet e të arrijmë një rezultat të mirë”, deklaroi 33-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"