Kurbelo: Pjesën e parë nuk e dinim ku ishim, problemet në skuadër na sollën një ngërç psikologjik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 19:17

Kurbelo: Pjesën e parë nuk e dinim ku ishim, problemet në skuadër na sollën një ngërç psikologjik

Pas ndeshjes së humbur me Partizanin, trajneri Kurbejo i Luftëtarit, deklaroi se largimi i trajnerit këtë javë i shkaktoi një ngërç skuadrës së tij, dhe kjo u ndje në fushë.

kurbejo

Luftëtari më i dobët i këtij sezoni

“Është e vërtetë, luajtëm dhe humbëm një pjesë të parë ku nuk e dinim se ku ishim. Pjesën e dytë filluam më mirë, vumë në presion Partizanin, por goli i tyre i dytë na e komplikoi ndeshjen.”

Sezonin e kaluar Luftëtari shënonte, tani vetëm 3 gola. Sulmi nuk funksionon?

“Nuk dua të them se skuadra nuk shënon. Kemi luajtur mirë, kemi prodhuar raste. Po punojmë me problemin e finalizimit. Pas barazimit me Kamzën, patëm një ngërç psikologjik.”

“Është e vërtetë që ka qenë një javë jo e lehtë, por nuk dua të komentoj vendimet e klubit. Nuk më takon mua kjo pjesë. Them që klubi dhe skuadra janë mirë, patëm vetëm një shpërqendrim të momentit. Shpresoj të mos përsëriten më” – deklaroi Kurbejo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"