Kupa e Shqipërisë, pa short dhe me shpërblime të 2002, paradokset e një trofeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 9:41

Kupa e Shqipërisë, pa short dhe me shpërblime të 2002, paradokset e një trofeu

FSHF-ja u “zgjua” dhe bëri ndryshime në formulën e Kategorisë Superiore apo Kategorisë së Parë, duke ashpëruar garën e rënies dhe ngjitjes (vendi i 8-të në elitë do të diskutojë mbijetesën me skuadrën që do të dalë fituese nga ndeshja ekstra që do të zhvillohet mes dy ekipeve që do të renditen në vendin e dytë në grupet A dhe B në inferiore). 

kupa17-1

Deri këtu gjithçka është OK, megjithatë Kupa e Shqipërisë është lënë në harresë të plotë. E njëjta skemë aplikohet prej vitesh, duke i kthyer turet e para totalisht pa interes. Pse të mos kishte short për çdo raund në këtë kompeticion? Kur të njëjtën gjë e përdor Anglia, pse të mos veprohet në të njëjtën formë edhe në Shqipëri? Nëse do të shmangej kjo lloj formule dhe raundi i dytë apo çerekfinalja do të na ofronte përballje shumë herë më të forta (si për shembull një derbi mes Partizanit dhe Tiranës), gara për këtë trofe do të bëhej edhe më e bukur.

Kupa e SHQIPERISE

Një tjetër paradoks lidhet me shpërblimet. Fituesja e këtij trofeu përfiton as më pak dhe as më shumë se 50 milionë lekë të vjetër. Një shumë realisht modeste, që aplikohet prej vitit 2002. Ndonëse kanë kaluar rreth dy dekada dhe shpenzimet e klubeve sigurisht që janë rritur, premioja që merr fituesja e Kupës prej Federatës Shqiptare të Futbollit mbetet qesharake. Skuadrat e lakmojnë këtë trofe vetëm e vetëm për të siguruar një biletë në zonën “Euro”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"