Kupa e Italisë, Strakosha gati për finalen kundër Gjimshitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2019 | 14:14

Kupa e Italisë, Strakosha gati për finalen kundër Gjimshitit

Tomas Strakosha është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë titullar të mërkurën në mbrëmje në finalen e Kupës së Italisë kundër Atalantës së Berat Gjimshitit.

strakoshaa

Ditën e djeshme, klubi bardhekaltër ka nisur stërvitjet në prag të këtij dueli të rëndësishëm dhe nga infermieria kanë ardhur lajme pozitive për gardianin shqiptar.

Ai nuk luajti në ndeshjen e fundjavës kundër Kajlarit për shkak të problemeve në tendinë, por duket se ka marrë miratimin e mjekëve për të luajtur. Atalanta në këtë finale duket se do t’i japë sërish besim Berat Gjimshitit për të luajtur titullar, por nuk dihet nëse do të jetë Berisha apo Golini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"