Kukësi-Vllaznia bëhet sfidë vendimtare, duel për biletën e tretë europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2022 | 18:35

Kukësi-Vllaznia bëhet sfidë vendimtare, duel për biletën e tretë europiane

Për shkak të kalendarit të ngjeshur, në kampin kuksian nuk ka kohë për të “qarë” humbjen e thellë me Partizanin, ndaj menjëherë ka nisur puna për sfidën e radhës me Vllazninë, ku kërkohet edhe reflektimi dhe autokritika e skuadrës.

kukesi vllaznia

Në drejtimin e stafit teknik lojtarët kanë zhvilluar një seancë të plotë stërvitore dhe me ngarkesën e duhur. Kreshnik Bahtiri dhe Shqiprim Taipi ishin dy futbollistët, të cilët kanë munguar në seancën e djeshme, teksa stafi mjekësor po punon për riaftësimin e shpejtë të dy lojtarëve. Takimi ndaj Vllaznisë do të luhet të hënën, më 7 mars, në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 16:45.

Një përballje interesante, pasi të dyja ekipet ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, por për golavarazh më të mirë, janë shkodranët ata që renditen të tretët. Kukësi-Vllaznia shikohet edhe si një duel për biletën e tretë europiane përmes renditjes në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"