Kukësi triumfon me përmbysje në miqësoren ndaj Kastriotit, sulmuesi peruan debuton me gol 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2023 | 20:50

Kukësi triumfon me përmbysje në miqësoren ndaj Kastriotit, sulmuesi peruan debuton me gol 

Kukësi mposhti me rezultatin 2-1 ditën e sotme Kastriotin në duelin miqësor të zhvilluar në fushën e “Football Republic”. Skuadra krutane e drejtuar nga trajneri Ramadan Ndreu, kaloi e para në avantazh me anë të Johan Çelës, që realizoi në minutën e dytë me 11-metërsh, ndërkohë që Fejzaj vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën e 35-të.

thumbnail_Veliaj-gjate-perurimit-te-kompleksit-sportiv-Football-Republic-6

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1. Për golin e fitores mendoi sulmuesi nga Peruja La Torre, i cili tundi rrjetën në minutën e 78-të, duke debutuar kështu me gol. 24-vjeçari shihet si përforcimi ideal për repartin e sulmit të Kukësit. 

Sebastian La Torre vjen nga kampionati peruan, aty ku së fundmi ka qenë pjesë e ekipit të Santos që militon në divizionin e dytë.  Më herët ai ka qenë pjesë edhe e divizionit të parë, çka tregon për një lojtar që nuk i mungojnë cilësitë. Njëkohësisht, ka luajtur edhe për Kombëtaren U-23 të vendit të tij dhe vlera në treg është 225 mijë euro. 

KUKËSI-KASTRIOTI 2-1 

Golat: Fejzaj 35’, La Torre 78’ / J.Çela 2’ (11-m) 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"