Kukësi “peshkon” një talent, firmos mesfushori Valon Etemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2017 | 12:35

Kukësi “peshkon” një talent, firmos mesfushori Valon Etemi

Skuadra kampione e Shqipërisë, Kukësi, ka firmosur dje kontratën me talentin 19-vjeçar nga Tetova, Valon Etemi. Bëhet fjalë për një mesfushor, i cili, gjatë karrierës së tij ka luajtur me grupmoshat e Renovës, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Mamurrasit në Kategorinë e Parë shqiptare, për të cilën sezonin e kaluar luajti në 22 ndeshje kampionati.

Valon Etemi

Ka qenë trajneri Milinkoviç që e ka afruar lojtarin fillimisht në stërvitje dhe, më pas, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që t’i firmoset një kontratë për të ardhmen.

Mësohet se lojtari për tri vitet e ardhshme do të jetë pjesë e Kukësit, në bazë të kontratës që ka firmosur dhe tani nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bindë trajnerin Milinkoviç për t’i dhënë më shumë minuta në dispozicion gjatë sezonit të ardhshëm futbollistik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"