Kukësi përballë Tiranës në finalen e Kupës, ja kur luhet takimi që vendos fituesen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2019 | 19:06

Kukësi përballë Tiranës në finalen e Kupës, ja kur luhet takimi që vendos fituesen

Tashmë është përcaktuar dhe finalja e Kupës së Shqipërisë. Kukësi-Tirana do të jetë ndeshja që do të përcaktojë edhe fituesen e trofeut të dytë më të rëndësishëm në Shqipëri.

tirana kukesi juxhin xhaja

Kukësi vjen pasi mundi me rezultatin e përgjithshëm 5-2 Skënderbeun, teksa fitoi dy takime, ndërsa Tirana pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë me Luftëtarin, fitoi thellë me shifrat 5-3 ndeshjen e dytë.

Tashmë, finalja është përcaktuar nga FSHF që të luhet në datën 2 qershor 2019, e cila përkon të jetë ditë e dielë. Ende është i pacaktuar stadiumi që do të luhet, por ka gjasa që Federata të zgjedhë “Elbasan Arena”. Pas stadiumit, mbetet për t’u vendosur edhe orari i takimit, që me shumë mundësi do të luhet nën dritën e projektorëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"