Kualifikimi në turin e dytë të Ligës së Konferencës, Laçi i Shpëtim Duros “peshkon” skuadrën moldave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2022 | 23:31

Kualifikimi në turin e dytë të Ligës së Konferencës, Laçi i Shpëtim Duros “peshkon” skuadrën moldave

Goli i Mentor Mazrekaj i dha fitoren dhe kualifikimin Laçit ndaj malazezëve të Iskras. Kurbinasit e Shpëtim Duros, arritën të siguronin një biletë për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

LACI

Ashtu si në ndeshjen e parë, kurbinasit ishin më këmbëngulës, dominoi dhe u shpërblye, duke vijuar paraqitjet pozitive në arenën ndërkombëtare.

Hera e pestë në gjashtë vitet e fundit që Laçi arrin të kalojnë minimalisht një tur, duke dëshmuar se në Europë e kanë recetën e suksesit. Kundërshtarët e radhës për kurbinasit e Duros do të jenë moldavët e Petrocub, të cilët eliminuan maltezët e Florianas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"