Kualifikimi i Laçit në fazën tjetër të Kupës, Mirel Josa: Nuk do të bëhem hipokrit, jam i lumtur për fitoren ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 15:15

Kualifikimi i Laçit në fazën tjetër të Kupës, Mirel Josa: Nuk do të bëhem hipokrit, jam i lumtur për fitoren ndaj Dinamos

Laçi është kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë pasi mposhti me rezultatin 1-0 Dinamon. Pas përfundimit të sfidës ka folur edhe trajneri i kurbinasve, Mirel Josa.

bandicam 2024-01-24 15-05-46-848

“Nuk do bëhem hipokrit, Dinamo është një skuadër që kërkon të ngjitet më lart, dhe që 3 ditë më parë nuk ka luajtur në kampionat. Jam i kënaqur për solidaritetin për dëshirën që kishte qoftë edhe për vazhdimësinë. Më pëlqeu mënyra se si kontrolluan kundërshtarin pavarësisht se pjesën e dytë ndryshoi lojën. Në pjesën e dytë doli me Kaçorrin përpara, nëse sdo kishim shënuar pjesën e parë do të ishte e vështirë për të shënuar në të dytën. Të gjithë në rolet e tyre ishin rigorozë, kishim përballë një skuadër si Dinamo që di ta luajë topin që na ka mundur në dy ndeshjet e kampionatit. Sot për mua merr vlerë ndeshja e Partizanit, pasi të dielën kemi një ndeshje të rëndësishme me Teutën. Skuadra ka lojtarë të rinj, duhet të jemi të ndërgjegjshëm deri ku mund të shkojmë, kemi bërë ndeshje të mira por dhe të dobëta, duhet të ruajmë ritmin, gabimet që shfaqen mos të përsëriten në ndeshjen e ardhshme. Unë Dinamon e kam parë, por smë takon të flas për kundërshtarin, sot luanim të dyja pak a shumë në të njëjtën mënyrë, nuk më intereson problemii i Dinamos por i skuadrës time”, tha ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"