Kthimi i Najdovskit, trajneri Fagu në siklet për formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 11:43

Kthimi i Najdovskit, trajneri Fagu në siklet për formacionin

Erbim Fagu ka një “problem” të vështirë në sfidën me Teutën. Edhe pse ka grupin pothuajse të plotë, duhet të zgjedhë 11- shen titullare. Një zgjedhje që duket se do të lërë jashtë të paktën dy titullarë, pasi me skuadrën janë bashkuar Erjon Hoxhallari dhe Filip Najdovski. Kjo do të thotë se një prej qendërmbrojtësve do të qëndrojë jashtë. Halli tjetër është edhe në sulm, me Patrikun që ka humbur vendin ndaj Nikqit. Pra, trajneri Fagu, ka një zgjedhje luksi, por edhe për të mbajtur ekuilibrat në ekip.

fagu

FORMACIONI – Me portën të garantuar prej Kozit, Fagu pritet të aktivizojë, Haxhiun, Lulajn ose Najdovskin, Hoxhallarin dhe Përgjonin. Mesfusha do të jetë e përbërë nga treshja e salduar Deliu-Jonuzi dhe Lushkja. Në sulm Abazaj dhe Latifi nga krahët dhe Nikqin në qendër të sulmit. Siç shihet të dy titutllarët, Najdovski dhe Patrik, rrezikojnë stolin ose Lulaj dhe Nikqi. Për t’u parë mbetet se çfarë do të vendosë trajneri Erbim Fagu.

STATISTIKAT – Tirana në këtë kampionat, ka sulmin më të mirë me 48 gola, por deri tani ka mbrojtjen më të keqe të kampionatit dhe të dekadës. Tirana është ekipi i parë që ka pësuar më shumë këtë kampionat, plot 44 gola. Një shifër alarmante. Bardheblutë janë sulmi më i mirë i kampionatit, me 48 gola të shënuar në 28 javë. Gjithsesi, Tirana është shumë keq në mbrojtje, pasi ka 44 gola të pësuar në 28 javë, ose më shumë gola të pësuar edhe sesa vendi i fundit në kampionat, Kukësi. Për krahasim, Tirana ka pësuar më shumë gola sesa në sezonin më të keq të saj në dekadën e fundit. Në katër sezone, Tirana ka pësuar sa gjysma e këtij kampionati ose bardheblutë kanë pësuar deri në javën e 28-të, sa dy kampionate së bashku. Me 44 gola të pësuar akoma pa u mbyllur sezoni, ky është alarm i vërtetë për Tiranën. Një situatë që vazhdon të mos riparohet dhe është “thembra e Akilit”.

“FINAL 4” – Një pikë larg vendit të katërt është në këtë moment që flasim ekipi i Tiranës. Në këtë moment që flasim, nënkampionët janë të pestët me 39 pikë. Tirana, me në krye Erbim Fagun, dielën mori fitoren e parë pas pesë javësh “agjërim”. Në pesë takimet e fundit që solli edhe largimin e Julian Ahmatajt dhe emërimin e Erbim Fagut, skuadra kishte marrë vetëm tri barazime, pra tri pikë dhe dy humbje. Në total Tirana kishte grumbulluar vetëm 3 nga 15 pikët e mundshme.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"