Ksavi Simons gati të kthehet në Paris/ Arsenali e kërkon por, PSG nuk do ta lëshojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 22:48

Ksavi Simons gati të kthehet në Paris/ Arsenali e kërkon por, PSG nuk do ta lëshojë

Ksavi Simons është një ndër talentët më të lakmuar të futbollit në ditët e sotme. Ai është vetëm 20 vjeç dhe ka një të ardhme të ndritur përpara.

PSG-What-future-for-Xavi-Simons

Për momentin ai luan në formë huazimi tek ekipi i Lajpcig në Gjermani. Supozohet se pasi të mbarojë sezoni, mesfushori do të rikthehet tek PSG, ekipi që zotëron për momentin kartonin e tij.

Me paraqitjet e shkëlqyera që ka zhvilluar këtë sezon, Simons i ka mbushur mendjen drejtuesve të klubit francez, që ta mbajnë përfundimisht atë, kjo falë edhe projektit të ri që kanë kampionët e Francës, i quajtur nga vetë presidenti si “projekti i së ardhmes”.

Megjithatë, Arsenali i ka sytë tek ai. “Topçinjtë” duan që ti besojnë çelsat e mesfushës që nga sezoni i ardhshëm, por rrëmbimi i tij nga Parisi nuk do të jetë aspak i lehtë. Vlera e tij në “Transfermarkt” është 80 milion euro, një shumë që duket që nuk do ta bind shumë PSG-në që ta shes, sepse ashtu siç dihet tashmë, shumat monetare nuk i hyjnë në sy drejtuesve të klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"