Kosovë / Prishtina e Dallkut dhe Currit fiton Superkupën

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 13, 2016 | 18:29

Kosovë / Prishtina e Dallkut dhe Currit fiton Superkupën

Skuadra e Prishtinës ka konfirmuar se me përforcimet që ka bërë, synon të kthehet përsëri në superfuqinë e futbollit kosovar. Skuadra e cila tashmë ka në radhët e saj futbollistë të cilët në të kaluarën kanë veshur fanellën e përfaqësueses shqiptare si Dallku, Curri e Januzi, ka nisur sezonin me fitoren e Superkupës së Kosovës.

prishtina

Përballë ata kishin Feronikelin, ekipi kampion në fuqi i Kosovës, i cili tregoi gjithashtu vlerat e veta në një finale shumë të luftuar.

Endrit Krasniqi kaloi në avantazh Prishtinën në minutën e 36-të të sfidës, ndërsa 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 1-0, ndonëse Feronikeli krijoi disa raste për të shënuar.

Prishtina Superkupa

Kampionët gjetën golin e barazimit pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, pas një penalltie të ekzekutuar saktësisht nga Behar Maliqi. Por kur shënohej minuta e 72-të e sfidës, Ahmed Januzi shënoi golin e fitores 2-1 që i dha trofeun skuadrës së Prishtinës.






www.minuta90.com