Korabi mposht Erzenin, Veton Shabani e nis me asist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2017 | 15:13

Korabi mposht Erzenin, Veton Shabani e nis me asist

Korabi ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Erzenit në kompleksin “Internacional” në Pezë. Dibranët e drejtuar nga Gerd Haxhiu kanë triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të shënuar nga Denis Peposhi në minutën e 23-të dhe Kaloshi në minutën e 50. Në golin e dytë ka dhënë asist përforcimi i Korabit në këtë merkato, Veton Shabani.

korabi erzeni

Sipas njoftimit të nxjerrë në faqen zyrtare të klubit, në këtë ndeshje Korabi ka provuar disa futbollistë të cilët janë vëzhguar nga stafi teknik.

Formacioni titullar që trajneri Haxhiu hodhi në fushë ishte ky:

Vujadinoviç; Shabani, Çela, Prençi, A. Peposhi; Zefi, Kaja, Mziu, Gavazaj; Kaloshi, D. Peposhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"