Kontingjent i cunguar, Laçi projekton katër transferime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2023 | 13:35

Kontingjent i cunguar, Laçi projekton katër transferime

Dy mbrojtës krahu që mund të përshtaten edhe në qendër, një mesfushor me tipare sulmuese dhe një qendërsulmues të mirëfilltë.

LACI

Laçi do të kërkojë të afrojë të paktën katër lojtarë në merkaton e janarit në pozicionet që ka më shumë nevojë. Pjesa e parë e sezonit konfirmoi se kontingjenti i kurbinasve ishte i cunguar, në një kohë që problemet u shtuan pas dëmtimit të disa titullarëve në fazën e dytë.

Është fakt që në pjesën më të madhe të dy fazave të para, në krahun e majtë të mbrojtjes ka luajtur Klinti Qato, për të cilin nuk është aspak roli i tij natyral. Trajneri Mirel Josa i ka dhënë mundësinë në këtë pozicion edhe të riut Taleb, por në pjesën e mbetur të sezonit kërkohet një lojtar me shumë eksperiencë, që jep garanci për krahun e majtë.

Në klub janë të fokusuar për të gjetur edhe një qendërsulmues, pasi në këtë pozicion është vetëm Sobouale dhe i riu Guci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"