Konte fiksohet me Zhirunë, Interi lufton për pagën. Ja prapaskenat …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 20:41

Konte fiksohet me Zhirunë, Interi lufton për pagën. Ja prapaskenat …

Në sulm total, sepse profili është i duhuri. Sigurisht, rruga për ta arritur nuk është në dishezë dhe as pa pengesa, por duhej gjetur një itinerar i sigurt për të kënaqur Konten që në janar. 

Zhiru

Dhe rruga që Interi ka nisur për të përforcuar sulmin dhe t’i sigurojë trajnerit të tij një alternativë super për Romelu Lukakun çon tek Olivie Zhiru, 33-vjeçari kampion bote në fuqi dhe në krisje me Çelsin, nga ku do lirohet me parametër zero korrikun e ardhshëm. Një mundësi që Interi dëshiron të korrë, duke mbajtur në konsideratë faktin se për të arritur te francezi, fillimisht duhet shitur një sulmues.

Në janar, në fakt, Konte mund të ketë në gatishmëri repartin e plotë, me riaftësimet e Mateo Politanos (do qëndrojë jashtë fushave ndoshta edhe për 2-3 javë) dhe mbi të gjitha të Aleksis Sançezit, për të cilin data e rikthimit konsiderohet ajo e sfidës kundër Napolit, më 5 janar. Por, Konte dëshironi një përforcim cilësor në sulm dhe Zhiru përfaqëson ekselencën për një merkato të ndërlikuar si e janarit.

2163527

PENGESA – Interi studion strategjinë, pa u nxituar, duke vlerësuar avantazhet dhe disavantazhet e operacionit.  Duke mos harruar çështjen numerike të skuadrës, pengesat për të arritur te Zhiru janë edhe të tjera. Edhe paga, jo vetëm për rrogën e lojtarit që do mbetet e lartë (sot te Çelsi fiton 8 milionë euro neto në sezon), por edhe për kohëzgjatjen e akordit të ri: Interi është gati t’i garantojë sulmuesit francez një kontratë 18-mujore, pse më saktë gjysmën e sezonit të mbetur plus një tjetër, ndërsa lojtari synon një kontratë deri në 2022-shin.

Dhe Marota do dëshironte të mos lidhte duart edhe në optikën e verës, me shumë situata ende të hapura dhe të pasigurta. Hipotetikisht, në fakt, Ikardi mund të rikthehet në Milano në fund të sezonit, gjithmonë nëse PSG nuk do ushtronte të drejtën e blerjes të fiksuar në 70 milionë. Në pranverë do duhet të vendoset edhe e ardhmja e Sançezit, i transferuar në huazim nga Mançester Junajtid. Pra, dëshira për të arritur te Zhiru është e madhe, por nuk duhet për këtë arsye të ndërhyjë (negativisht) te strategjitë e ardhshme të klubit.

Chelsea-West-Brom-Olivier-Giroud-Antonio-Conte-1230864

VALIXHET GATI – Zhiru pret Interin, i vetëdijshëm që në janar vendosim për të ndryshuar klub nuk është zgjedhje, por një nevojë për të mos humbur vendin në Europianin e ardhshëm. Sulmuesi po përjeton një paradoks: jashtë projektit te londinezët (ka luajtur vetëm 120 minuta më kampionat dhe 17 në Champions), por thelbësor për kombëtaren e tij, siç është treguar në dy ndeshjet e fundit. Konte do ishte i lumtur ta stërviste sërish dhe trajneri aktual i Francës po shtyn në këtë drejtim:

“E vuan këtë situatë, ndryshimi i ambientit do t’i bënte mirë”. Kuriozitet: Zhiru te Çelsi u transferua pikërisht me kërkesë të Kontes, pasi mungoi akordi me Xhekon. Dy vite më pas, një tjetër transferim i sfumuar i boshnjakut mund të bëjë të përqafohen Konte dhe Zhiru.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"