Konsiderohej si talente e basketbollit, gjendet e vetëvarur në mënyrë të mistershme 16-vjeçarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2021 | 14:01

Konsiderohej si talente e basketbollit, gjendet e vetëvarur në mënyrë të mistershme 16-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi opinionin publik në Serbi. Një 16-vjeçare e cila konsiderohej si talente e së ardhmes në basketbollin serb është gjetur e vetëvarur në banesën e saj.

serb 1

Presidentja e klubit serb Partizani, Bojana Jankoviç ka deklaruar se është e befasuar nga lajmi i hidhur, duke shtuar se nuk kishte vërejtur ndonjë situatë problematike te e ndjera. E cilësuar si një yll në ngjitje te Partizani i Beogradit, basketbollistja serbe ishte shpesh në fokusin e mediave dhe opinionit publik atje.

Ndarja nga jeta e adoleshentes mbart shumë mister, pasi janë ende të panjohura rrethanat. Mediat vendase raportojnë se ditën e ngjarjes e ndjera i kishte kërkuar gjyshes ti gatuante petulla dhe kishte dalë të shëtiste qenin. Pak kohë më vonë ajo u gjet e vetëvarur në shtëpinë e saj në Batajnica.

Presidentja e klubit rrëfen: “Ajo ishte e ardhmja e basketbollit tonë dhe një nga talentet më të mëdha. Askush nuk ka një shpjegim pse ndodhi kjo. Fatkeqësisht, ne morëm një shuplakë në fytyrë nga realiteti”, tha Jankoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"