Kononov çudit pas fitores: Më pëlqen stili i lojës së Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2016 | 22:30

Kononov çudit pas fitores: Më pëlqen stili i lojës së Partizanit

Trajneri i Krasnodarit, Oleg Kononov, ka çuditur me deklaratat e tij për mediat ruse pas përfundimit të takimit me Partizanin. Edhe pse skuadra e tij fitoi me shifrat 4-0 ndaj ekipit shqiptar, ai vlerësoi këto të fundit, duke u shprehur se i pëlqente mënyra se si luante skuadra e drejtuar nga Sormani.

partizani krasnodar

“Katër gola janë një fillim i mirë. Ky ishte qëllimi kryesor, të shënonim sa më shumë gola që të luanim takimin jashtë fushe me sa më shumë besim, që të përfundojmë punën e nisur dhe të shkojmë në fazën në grupe. Sigurisht që nuk i mendojmë gjërat para kohe, por do të përgatitemi seriozisht për ndeshjen e dytë”, tha Kononov.

partizani krasnodar bardhi

I pyetur nëse ishte çuditur nga loja agresive e Partizanit në fillimin e ndeshjes, Kononov nuk ka ngurruar të vlerësojë të kuqtë. “Siç e kam thënë, unë kam parë shumë ndeshje të Partizanit, luajnë kështu me çdo kundërshtar. Trajneri u kërkon të jenë agresivë, më pëlqen një stil i tillë loje.

partizani krasnodar

Po, ata humbën raste dhe pësuan gola përballë nesh. Por ata humbën shumë pak herë topin, luajtën shumë mirë si grup. Ndaj kjo humbje e thellë e Partizanit nuk do të thotë asgjë, në fushën e tyre ata do të luajnë me të njëjtin ritëm”, parashikoi Kononov.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"