Konfirmimi erdhi pas 24 orësh, ja misteret e tragjedisë së Leiçesterit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2018 | 10:12

Konfirmimi erdhi pas 24 orësh, ja misteret e tragjedisë së Leiçesterit

Akoma nuk kishte asnjë komunikim zyrtar, as nga policia, klubi apo familjarët edhe pas 24 orësh. Klubi i Leiçesterit në mbrëmjen e së shtunës humbi presidentin e tij, Vikai Srivadhanaprabha, në aksidentin që ndodhi kur helikopteri i tij u rrëzua pak pas ndeshjes kundër Uest Hemit.

5494054-6324451-The_helicopter_took_off_from_the_centre_circle_of_the_pitch_with-a-18_1540747963056

Lajmi se ai ndodhej në bordin e helikopterit, u konfirmua nga burime të afërta të familjes dhe më vonë nga autoritetet. Helikopteri privat i biznesmenit tajlandez u përplas në parkingun e stadiumit, duke shkaktuar një lëmsh të madh zjarri menjëherë pas ngritjes nga qendra e stadiumit dhe rrëzimi ndodhi pak metra larg vendit që përdoret si parking i personelit në rrugën “Filbert”.

Por gjatë natës së të dielës erdhi edhe konfirmimi nga klubi. Përveç presidentit të “dhelprave”, në bord ndodheshin edhe dy asistentët e i tij personalë, piloti dhe një grua (fillimisht disa burime hipotetizuan se ishte e bija e tij, por që më vonë u përjashtua, pasi ajo është shëndoshë e mirë).

EFSDF6

Nga informacionet e para, helikopteri mendohet se është rrëzuar prej një defekti në motor (u bllokua helika e bishtit) dhe u rrotullua rreth vetes përpara se të përplasej në tokë.

page-15-780x439

Zhurma e madhe u pasua nga një lëmsh i madh zjarri. Që prej orëve të natës dhe orëve të para të mëngjesit, futbollistët dhe tifozët nisën homazhet përpara “King Power Stadium”, i cili u mbush me lule, shalle, flamuj dhe të tjera kujtime për nder të presidentit që bleu klubin në vitin 2010 dhe në maj të 2016-ës preku suksesin në Premier Ligë me skuadrën e ëndrrave të udhëhequr nga Ranieri.

NINTCHDBPICT000444985349-e1540673125214

Trajneri Klod Puel, i cili mendohej se ndodhej në bordin e helikopterit, konfirmoi se ishte shëndoshë e mirë: “Jam mirë, por jemi të gjithë të tronditur. Të gjitha mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"