Kombëtarja/ Zabaleta kokë më kokë me Brojën, ja çfarë po “kurdis” Silvinjo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 22:09

Kombëtarja/ Zabaleta kokë më kokë me Brojën, ja çfarë po “kurdis” Silvinjo

Orët kalojnë shpejt kur koha është e Kombëtares. Mëngjesin e djeshëm, ekipi nën urdhrat e Silvinjos ka zbritur në fushë për të zhvilluar seancën e paradites me një pjesë të lojtarëve.

broja

Pavarësisht se asnjë nuk e di se çfarë po “kurdis” Silvinjo për këto miqësore, referuar 9 sulmuesve që ka thirrur, nën urdhra u vunë titullarët e ndeshjeve eliminatore. Një ndryshim i vetëm, pasi Ismajlin dhe Ajetin e dëmtuar i zëvendësoi Enea Mihaj. Pjesa tjetër është e njëjtë, me Hysajn, Gjimshitin dhe Mitajn. Me 20- vjeçarin, braziliani i stolit u pa duke biseduar veçmas për një kohë të konsiderueshme, duke i dhënë udhëzime që besoj se do t’i vlejnë në të ardhmen mbrojtësit. Silvinjo di ta bëjë më mirë pasi ka luajtur vetë në këtë pozicion. Mesfusha: InterLeçe dhe Sasuolo. Ramadani stabël dhe Asllani që ka detyrë të nxjerrë topin dhe të bëjë lidhjen e mbrojtjes me sulmin. Nedimi dukej i “ndezur”, shumë ndryshe nga Bajrami që ka luajtur deri tani në kampionatin italian. Kjo u duk edhe kur fantazisti, bashkë me Seferin dhe Ramadanin e nisin seancën duke kërcyer një muzikë, e cila është bërë virale kohët e fundit në rrjetë sociale. Silvinjo i jep detyrë Bajramit që të tentojë nga goditja e dënimit, sepse në fund të fundit është një mënyrë për të shënuar dhe për meritë individuale të një lojtari, mund të zgjidhësh ndeshjen. Gjithsesi, pas më shumë sesa një orë mbaron seanca e paradites.

PASDITE – Seanca e pasdites u zhvillua në orën 16:00 dhe me grupin u bashkua edhe Qazim Laçi me Naser Alijin, të cilët udhëtuan pak më vonë sesa pjesa tjetër e lojtarëve. Vetëm Myrto Uzuni nuk arriti dot që të stërvitej me ngarkesë të plotë dhe pasi punoi në palestër, iu nënshtrua seancës rikuperuese të muskujve me masazh nga fizioterapisti i ekipit kombëtar. Të parët në fushë dolën Asani me Cikalleshin, duke bërë lojën e tyre të përhershme (topi të mbahet në ajër). Pas nxehmjes, u punuan situata loje, ku mbrojtjen më vete dhe mesfushën me sulmin në anën tjetër. Në këto miqësore, Enea Mihaj pritet që të luajë titullar, pasi po e fiton balotazhin me Veselin dhe Mersinaj. Në disa momente në fushë aktivizohet sistemi i ujitjes së fushës, duke penguar një pjesë të lojtarëve. I pari që “driblon” 11 mijë ujin në kohë është Cikalleshi, teksa Doriva vrapon dhe e çon ujin në drejtim tjetër. Kur po shkohej drejt fundit, të gjithë kuqezinjtë po zhvillonin goditje në portë, teksa në fund mbeti Bajrami, Asani, Muçolli. Teksa Broja ishte duke u larguar, qëndrohet një moment nga stafi teknik dhe vijon biseda. Më tej ai shkëputet me Pablo Zabaletën, i cili i kushton një kohë të konsiderueshme sulmuesit dhe bashkë bisedojnë për disa minuta. Broja nuk po kalon një moment të mirë te Fullhemi, pasi nuk po merr minuta dhe ndeshjen e fundit ishte në tribunë. Kjo, ka ndikuar disi në aspektin psikologjit të tij, pavarësisht se Zabaleta i ka dhënë këshillat e duhura. Pasi ndahet nga Zabaleta, Broja merr topin dhe kthehet të godasë portën sërish, aty ku Kastrati tentonte t’i priste disa penallti.

armando


View this post on Instagram

A post shared by FSHF (@fshforg)

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"