Kombëtarja U-21, pak risi në miqësoret ndaj Moldavisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 18, 2017 | 12:08


Kombëtarja U-21, pak risi në miqësoret ndaj Moldavisë

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur sot paradite listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret ndaj Moldavisë më 23 dhe 27 mars.

Bushi para mediave

Ka pak risi mes 21 emrave në këtë listë, pasi tekniku u ka besuar plot elementëve që kanë qenë pjesë e skuadrës edhe në kualifikueset e fundit të Kampionatit Europian.

Taulant Seferi, Kristal Abazaj, Grent Halili dhe Gerbi Gjepali thirren për herë të parë, ndërsa Emanuele Ndoj do të vazhdojë të jetë pjesë e Përfaqësueses U-21 edhe pse u fol se De Biazi mund ta afronte në ekipin e parë.

Valdrin Mustafa, Leonardo Maloku, Bardhec Bytyqi dhe Taulant Seferi janë në pritje për të marrë pasaportat, ndaj me shumë gjasa do të zëvendësohen me lojtarë nga kampionati shqiptar.

Lista

U-21 lista Moldavi




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com