Kombëtarja U-19 mundet në ndeshjen e dytë të turneut italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2017 | 22:57

Kombëtarja U-19 mundet në ndeshjen e dytë të turneut italian

Përfaqësuesja shqiptare U-19 është mundur sot në ndeshjen e dytë që luajti në turneun “Lazio Cup” në Itali.

u19_lazio1

Përfaqësuesja e drejtuar nga Erjon Bogdani, pas barazimit pa gola në takimin e parë kundër klubit të RC Roma, ka mësuar edhe shijen e humbjes në ndeshjen kundër bashkëmoshatarëve të Kasino. Kuqezinjtë janë mundur me rezultatin 1-0, falë golit të Tomasit që në minutën e 32-të të ndeshjes.

Nesër, Shqipëria U-19 luan ndeshjen e saj të fundit në grup kundër Firoentinës dhe vetëm një fitore mund të mbajë gjallë shpresat për kualifikimin e mëtejshëm në këtë turne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"