Kombëtarja U-15 në dorën e italianit Reçenti, e zgjodhi Tramezani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2016 | 18:13

Kombëtarja U-15 në dorën e italianit Reçenti, e zgjodhi Tramezani

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar sot strukturën e kombëtares shqiptare të futbollit U-15 dhe po brenda ditës së sotme, në Tiranë ka mbërritur edhe trajneri i ri.

Trajneri Recenti dhe Pergjegjesi i Ekipeve Kombetare, Denis Lilo, ne stervitjen e sotme te kombetares

Trajneri Recenti dhe Pergjegjesi i Ekipeve Kombetare, Denis Lilo, ne stervitjen e sotme te kombetares

Bëhet fjalë për italianin Alesandro Reçenti, i cili do të ketë si detyrë të monitorojë dhe të përzgjedhë talentet shqiptarë jo vetëm në Shqipëri, por kudo në Europë. Për përzgjedhjen e tij ka menduar Paolo Tramezani, i cili e njeh shumë mirë pasi ka bashkëpunuar vazhdimisht me të në vitet e fundit.

14159801_10207096842049467_1126152152_n

Reçenti është bashkë me Tramezanin pjesë e kurseve të Akademisë të Trajnerëve që Drejtori Teknik i FSHF-së zhvillon në vendlindjen e tij, Itali.

FSHF nuk ka dhënë ende detaje të hollësishme rreth trajnerit të ri dhe nëse stafi që ai drejton do të jetë i huaj apo shqiptar, por ka miratuar këtë kandidaturë dhe së shpejti do të bëjë prezantimin e tij para mediave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"