Klubi i Futbollit “Flamurtari”, ftesë të hapur për bashkëbisedim me vlonjatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 23:19

Klubi i Futbollit “Flamurtari”, ftesë të hapur për bashkëbisedim me vlonjatët

Klubi vlonjat përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook” ka lajmëruar lëvizjen e radhës, ku pritet një bashkëbisedim i hapur në lidhje me Flamurtarin dhe përgjegjësive në futbollin shqiptar.

FLAMURTARI

Ja njoftimi: “Ditën e premte më datë 9 shkurt, ora 10:00 në ambientet e stadiumit ‘Flamurtari’, klubi fton në një bashkëbisedim shoqatat e futbollit, ish-futbollistë dhe dashamirës, përfaqësues të pushtetit qendror, deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor, tifozë të Flamurtarit dhe çdo qytetar të interesuar për ekipin”.

Sipas klubit bashkëbisedimi do të jetë rreth marrjes së përgjegjësive në futbollin shqiptar dhe hapave të mëtejshëm që do të ndiqen.

FLM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"