Klubi hoqi dorë se Curri donte 110 mijë euro

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 24, 2014 | 12:40

Klubi hoqi dorë se Curri donte 110 mijë euro

CurriTirana e donte me ngulm Debatik Currin, madje prej kohësh drejtuesit e bardhebluve ia bënë ofertën konkrete. Qendërmbrojtësit të Kombëtares kuqezi, donatori Halili i ofroi jo pak, por 10 mijë euro në muaj, shumë që lojtari e pranoi, pasi kaq pretendonte në fakt. Por në takimin e radhës kur u diskutua më me detaje, lojtari qartësoi se donte një kontratë që të zgjaste 11 muaj dhe jo 10, pra nga shuma sezonale prej 100 mijë eurosh, ai pretendonte 110. Ishte pikërisht ky shkaku që solli edhe tërheqjen e bardhebluve, të cilët, pasi e menduan mirë, iu duk disi e tepruar kjo kërkesë e lartë financiare e Currit.





www.minuta90.com