“Kemi bërë superndeshje”, Asllani: Objektivin tonë e dinë të gjithë kush është

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 21:37

“Kemi bërë superndeshje”, Asllani: Objektivin tonë e dinë të gjithë kush është

Kristjan Asllani bëri një ndeshje dinjitoze ndaj Suedisë, në miqësoren që u fitua nga kombëtarja nordike me rezultatin 1-0. Në prononcimin e dhënë pas ndeshje për mikrofonin e “Supersport”, mesfushori shqiptar i Interit u shpreh:  

bandicam 2024-03-25 21-30-46-184

“Nuk shkoi që humbëm ndeshjen. Ekipi luajti mirë, luftoi. Pas ndeshjes me Kilin humori ishte i ulët. Kemi bërë një superndeshje. Objektivi jonë është Europiani, po punojmë dhe do t’ia arrijmë sa më mirë. 

Unë besoj që sot kam bërë ndeshje të mirë, mua më intereson ekipi, çfarë mendon trajneri, presidenti dhe stafi jonë.  

Për mua nuk ka problem, luaj me të gjitha modulet. Kam luajtur para mbrojtjes, sot bëra këtë rolin tjetër. Si unë si Laçi sot kemi bërë shumë kilometra. Objektivi jonë e dinë të gjithë kush është”, u shpreh Asllani.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"