Katër mungesa, por skema nuk ndryshon. Ja si pritet të rreshtohet Partizani përballë Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 8:40

Katër mungesa, por skema nuk ndryshon. Ja si pritet të rreshtohet Partizani përballë Teutës

Partizani shkon sot në Durrës me disa mungesa të rëndësishme. Bruno Telushi dhe Maget Gueje janë munduar deri në momentet e fundit, por nuk ia kanë dalë të rikuperohen për këtë ndeshje.

Partizani

Nga ana tjetër, David Atanaskoski ka pësuar një dëmtim para tri ditësh dhe pritet të qëndrojë disa ditë jashtë fushave të blerta. Dilema ka për Masanga Matondon.

Kongolezi u kthye vetëm ditën e djeshme nga Kongo pas impenjimit me kombëtaren. Gjendja e tij fizike nuk është më e mira e mundshme dhe pritet ta nisë këtë sfidë nga stoli.

Ndërkohë, Kolela pritet të luajë sërish me formacionin 4-3-3. Në vend të Atanaskoskit pritet të aktivizohet Buxhelaj. Në mesfushë, krah Rrapajt dhe Muratajt me shumë mundësi do të luajë Bilali, teksa në sulm nuk priten ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit, e fituar 4-1.

10

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"