Katër herë trajneri i muajit, Arteta kërkon titullin: S’e lëshojmë kreun!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 13:10

Katër herë trajneri i muajit, Arteta kërkon titullin: S’e lëshojmë kreun!

Mikel Arteta është zgjedhur dhe ka marrë çmimin “Trajneri i muajit mars”, vlerësimi i katërt sezonal nga ana e Premier Ligës, pasi këtë çmim e kishte shijuar edhe në gusht, periudhën nëntor/ dhjetor dhe në janar.

arteta

Së bashku me strategun spanjoll edhe “Lojtari i muajit” ka dalë sërish nga radhët e kryesuesve të Premier Ligës, sulmuesi Bukajo Saka, një dopiovlerësim që është një stimul jo i vogël për “Topçinjtë”, përpara duelit të sotëm kundër Lids Junajtid, në “Emirates”.

“Falënderoj të gjitha ata që më kanë votuar për këtë çmim, por mbi të gjitha falënderoj skuadrën time, futbollistët e mi më shumë se këdo tjetër, duke qenë se tek ata kam parë që nga dita e parë që ky sezon ka nisur, urinë për të qenë në majë dhe për ta ruajtur atë në të cilën ndodhemi deri në fund.

Nga stërvitja e parë në fazën përgatitore e deri më sot kemi gjeneruar besim dhe vetëbesim, kjo edhe falë impaktit që ka dhënë çdo blerje që është bërë mes verës dhe merkatos së janarit. Dhe ja ku gjendemi, 10 ndeshje nga fundi, me një avantazh, nuk po them të madh, por mjaft i rëndësishëm.

Pikërisht tani nis edhe pjesa më e bukur, duke qenë se nga Lidsi e në vazhdim çdo ndeshje që ka mbetur duhet të konsiderohet si një sfidë me eliminim direkt, si një finale, pasi interesat në lojë janë shumë të mëdha dhe neduhet të vëmë më shumë në pah cilësitë tona.

Është momenti që të tregojmë se kemi stof kampioni dhe kam bindjen se futbollistët, por edhe mbështetja e tifozëve deri në fund, do të bëjë diferencën në favorin tonë. Jemi gati për Lidsin”, tha dje në konferencë, Arteta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"