Kategoria e Parë, Grupi A / Një shkodran i jep fitoren Kastriotit përballë Vllaznisë B, ndjek Besa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 15:58

Kategoria e Parë, Grupi A / Një shkodran i jep fitoren Kastriotit përballë Vllaznisë B, ndjek Besa

Katër ndeshjet e sotme në Grupin A të Kategorisë së Parë kanë prodhuar vetëm 3 gola dhe një prej tyre ka qenë ai i Kastriotit që ka siguruar një fitore të rëndësishme 1-0 në Shkodër përballë Vllaznisë B, duke ruajtur startin perfekt të sezonit.

Kastrioti

Skuadra krutane ka dominuar përballë vendasve në ndeshjen e luajtur në “Reshit Rusi”, por kishte vështirësi të gjente rrjetën. Gjithçka u vendos vetëm në minutat e fundit, kur shkodrani Denis Dyca, i cili luan për krutanët, shënoi golin e vetëm të ndeshjes duke i dhënë tre pikët skuadrës së tij që kryeson e shkëputur nga ekipet e tjera.

E dyta në renditje tani është Besa, skuadra tjetër që ka gjetur sot rrugën e rrjetës në suksesin 2-0 përballë Tërbunit. Golat e Bibës dhe Kaloshit në secilën pjesë u mjaftuan kavajasve të cilët janë ngjitur në kuotën e 6 pikëve dhe duket se këtë edicion do të rreshtohen mes pretendentëve në luftën për Superioren në këtë grup.

Ndeshjet

Besa-Tërbuni 2-0
18′ Biba,77′ Kaloshi

Burreli-Dinamo 0-0

Egnatia-Korabi 0-0

Vllaznia B-Kastrioti 0-1
85′ Dyca

NESËR

Erzeni-Besëlidhja 14:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"