Kategoria e Parë| Analiza e ndalesës së tetë/ Javë blofesh dhe përmbysjesh, nxehet gara nga Veriu në Jug

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2020 | 22:40

Kategoria e Parë| Analiza e ndalesës së tetë/ Javë blofesh dhe përmbysjesh, nxehet gara nga Veriu në Jug

Vazhdojnë blofet në Kategorinë e Parë. Edhe në javën e 8-të, skuadrat që kanë shfaqur hapur pretendime për ngjitjen në elitë, kanë hedhur hapa të gabuar nga Veriu në Jug. Besëlidhja nuk kalon dot as Orikun dhe Burreli del huq me Dinamon, duke e lënë ende në krye këtë të fundit në Grupin A. Egnatia komandon e vetme edhe kur pushon, pasi Besa me Lushnjën nuk ditën të përfitonin. Ka qenë një javë e vakët me gola, megjithatë perlat, penalltitë, përmbysjet dhe ndonjë tension nuk mungoi. Në total u shënuan vetëm 11 gola, u morën 37 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq. Dinamo vërtet barazoi, por pika e marrë në “Liri Ballabani” e mban në vendin e parë 90 minuta përpara fundit të kësaj faze.
Dinamo
Një “X” është hap fals për Burrelin që ngec në shtëpi dhe humb shansin për të shkuar në majë. Korabi kthehet te fitorja me një kryevepër të Ismailajt, duke ia shtuar edhe me shumë hallet Erzenit.
Korabi-Beselidhja
Besëlidhja që e nisi me synime madhore këtë sezon, ka probleme të thella. Vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit është realisht pak për të pretenduar Kategorinë Superiore. Barazimi me Orikun po trajtohet si një humbje në Lezhë. Orikasit marrin një pikë morali me trajnerin e ri në krye, pas shkarkimit të Eqerem Memushit.
partizani-b-1000x600
Partizani B nuk arrin dot të mbrojë fitoren. Një penallti e shkaktuar nga autori i golit të avantazhit (Florian Peqini) i heq mundësinë për të konsoliduar pozitat në zonën e poshtme të Grupit A.

Që në Berat do të ishte një përballje e fortë, kjo dihej, por që kavajasit të mos rrezikonin një herë portën e vendësve, assesi nuk pritej. Tomori merr një fitore të çmuar dhe parakalon verdhezinjtë në renditje, duke qenë më i qetë në prag të mbylljes së këtij viti kalendarik.
Lushnja
Lushnja e pëson me Turbinën. Sa herë ndëshkohen të parët, nuk triumfojnë dot. Vërtet gjetën forca për përmbysjen, por gabimet fatale në mbrojtje e dëmtuan sërish dhe në fund u barazuan nga një penallti në shtesë. Një barazim që vret, ndonëse bashkëkryesojnë ende me Egnatian.
POGRADECI FLAMURTARI
Pogradeci mund të quhet pa frikë skuadra e momentit në Grupin B, pasi me tri fitore radhazi vazhdon të ngjitet në renditje.
POGRADECI FLAMURTARI
Flamurtari, pastaj, i kthehet zakonit. Nuk ka të njëjtën forcë dhe në dy javë radhazi s’po merr dot pikë, ndonëse në “Gjorgji Kyçyku” ishte në avantazh me golin e Diamantit. U ndëshkua dy herë në frymën e fundit.
Besa Egnatia
E fituara e kësaj jave vazhdon të jetë Egnatia, që edhe pse kishte tri barazime radhazi dhe pushoi, është e para e Grupit B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"