Kategoria e Dytë, Grupi B/ Shkumbini luan tenis, Maliqi dhe Devolli bëjnë detyrën në shtëpi. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2018 | 16:29

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Shkumbini luan tenis, Maliqi dhe Devolli bëjnë detyrën në shtëpi. Ja rezultatet

U luajtën sot 6 takimet e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Dytë, Grupi B, ku nuk munguan as rezultatet surprizë. Shkumbini mposhti me rezultatin tenistik 6-1 Delvinën duke vijuar kështu serinë e rezultateve positive.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Nuk kanë faluar as kryesuesit e Maliqit, të cilët janë rikthyer te fitorja, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Tepelenën. Rezultat pozitiv edhe për Devollin që ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Termin 3-0.

Këlcyra i ka surprizuar të gjithë në shtëpi, teksa ka mposhtur Albpetronin me rezultatin 1-0, duke i nxjerrë këta të fundit nga gara për 2 vendet e para. Kujtojmë që patosarakët e nisën kampionatin si pretendentë, por 2 humbjet radhazi e kanë thelluar diferencën me kryesuesit e Maliqit.

Përballje mjaft interesante ishte dhe ajo mes Naftëtarit dhe Skrapari. Një “derbi” i vërtetë që u fitua nga miqëtë me rezultatin 1-2. Një tjetër humbje për kuçovarët që mbyllin fundin e renditjes. Në sfidat e tjera, Butrinti mposhti Gramozin 5-1, ndërkohë që Përmeti-Memaliaj u mbyll në barazim pa gola.

REZULTATET:

Shkumbini-Delvina 6-1

Shënues: Mustafaj 5’, 27’, Xhyra 20’, Xhuvani 22’ (autogol), Braculla 65’ (autogol), Ramazani 71’ / Mehmeti 58’ (p)

Maliqi-Tepelena 1-0

Shënues: Make 66’

Devolli-Term 3-0

Shënues: Nallbati 57’, Cane 71’, Pere 74’

Këlcyra-Albpetroli 1-0

Shënues: Matoshi 88’

Naftëtari-Skrapari 1-2

Shenues: Kërkuta 60’ / Guri 2’, Koroveshi 63’

Butrinti-Gramozi 5-1

Shenues: Ahmeti 5’, Myftari 40’, Dhrami 41’, Lloji 64’, Kolla 78’ / Kodra 90+1’

Përmeti-Memaliaj 0-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"