Kat.Parë, Grupi A/ Korabi bën Dinamon të vuajë, por “Blutë” e mbyllin 2020-ën në vendin e parë. Ja rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2020 | 23:31

Kat.Parë, Grupi A/ Korabi bën Dinamon të vuajë, por “Blutë” e mbyllin 2020-ën në vendin e parë. Ja rezultatet (VIDEO)

Me 3 ndeshjet e sotme në Grupin A të Kategorisë A u mbyll dhe pjesa e parë sezonit 2020-2021 në këtë divizion. Dinamo kryeson Grupin pas fitores minimale ndaj Korabit dhe barazimit të Burrelit me Orikun 1-1.
dinamo korabiiii

Për sa i përket ndeshjeve të sotme, Dinamo ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Korabit, në një ndeshje që u vendos nga goli i Da Silvës në minutën e 54’, nga pika e bardhë e penalltisë.

Një fitore shumë e rëndësishme kjo për kryeqytetasit, duke ditur që dy rivalët për elitën, Burreli dhe Besëlidhja janë ndalur në transferta. Ishte pikërisht Veleçiku, që i mori një barazim 1-1 Besëlidhjes në Shkodër, ndërkohë nga ana tjetër Burreli u ndal me të njëjtin rezultat nga Oriku.

REZULTATET E NDESHJEVE

FT| ORIKU-BURRELI 1-1
Branica 55′ /Dedgjonaj 44′

FT| VELEÇIKU-BESËLIDHJA 1-1
Pelinku 64’/ Ruqi 38′ 

FT| DINAMO-KORABI 1-0
Da Silva 54′ (p)

KOMENTI LIVE: 

90’+4 E pabesueshme! Ismailaj i Korabit i afrohet golit të barazimit me një supergoditje jashtë zonës, por topi nuk hyn brenda në rrjetë për punë centimetrash.

73′ Bakaj bën pritje spektakolare. Portieri dinamovit i anulon një golë sigurtë Skukës së Korabit.

71′ Skuka nuk realizon me portën bosh. Portieri i Dinamos Edvan Bakaj bën dalje të pastudiuar dhe sulmuesi i Korabit nxitohet dhe godet keq pasi rrotullohet.

 

54′ GOOOOOL! DINAMO-KORABI 1-0!! Braziliani Da Silva godet qetësisht penalltinë dhe kalon “Blutë” në avantazh. Korabi proteston për ekzekutimin e penalltisë, por gjyqtari vazhdonë lojën. 


53′ Penallti për Dinamon. Pontreli rrëzohet brenda zonës së Korabit, por lojtarët e Dalipit kundërshtojnë. Arbitri kryesor nuk ndryshon vendim dhe akordon 11-m për Dinamon.

17′ Hidri i Dinamos shpëton për mrekulli “Blutë” nga goli teksa portieri Bakaj del gabimisht nga porta.

3′ Përplasje mes dy skuadrave kundërshtare pas 3 minutash lojë. Gjyqtari ndëshkon me karton të verdhë kapitenin e Korabit Mziu dhe portierin e Dinamos Edvan Bakaj.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"