Kapo refuzon ofertën e Dinamos: Do të qëndroj sërish te Albpetroli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2017 | 17:16

Kapo refuzon ofertën e Dinamos: Do të qëndroj sërish te Albpetroli

Ekipi i Albpetrolit është në pritje të grumbullimit për sezonin e ardhshëm. Patosarakët bënë një paraqitje të mirë në kampionatin e kaluar, por pritet që sezonin e ri ta nisin me ndryshime.

Albpetroli

 

Këto ditë pritet të emërohet tekniku i ri për të drejtuar skuadrën. Sa u përket futbollistëve, të gjithë janë në pritje të telefonatës nga drejtuesit e klubit.Mbrojtësi Eldison Kapo ka pasur disa oferta nga ekipe të tjera ku një ka qenë Dinamo.

Edison Kapo

“Kam pasur disa oferta nga skuadra të Kategorisë së Parë, por pas një bisede që kam pasur me drejtuesit e ekipit të Albpetrolit më kanë bindur të qëndroj sërish te kjo skuadër”, deklaroi Kapo.

Amarildo Gropa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"