Kapiteni i Veleçikut: Ua kemi marrë dorën ndeshjeve për mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 16:12

Kapiteni i Veleçikut: Ua kemi marrë dorën ndeshjeve për mbijetesë

Veleçiku e mbylli më parë kampionatin, pasi javën e fundit ishte pushim. Koplikasit kanë mësuar tashmë edhe kundërshtarin e ndeshjes shtesë, që është Maliqi. Trajneri Rrustemaj ka vijuar normalisht stërvitjen këto ditë, edhe pse temperaturat kanë shkuar deri në 40 gradë.
veleciku koplil
Kapiteni Çokaj, për “Panorama Sport”, thotë: “Nuk e njohim Maliqin, por e vlerësojmë. Ndeshjeve shtesë ua kemi marrë dorën, pasi dy sezonet e fundit kemi triumfuar ndaj Shkumbinit dy herë radhazi. Me rikuperimin e Smajlit dhe dy sulmuesve Toma dhe Ujka, Veleçiku ia del”. Koplikasit treguan një formë të mirë sportive në ndeshjen ndaj Dinamos, duke fituar 0-1. “Jam i bindur se do ta realizojmë objektivin e qëndrimit në të Parën”, ka shtuar në fund kapiteni Çokaj.

BASHKIM RAMEKAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"